Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shteit arrestuan:
1- Z. Henri Prokopi, me moshë 44 vjeç.
Ai akuzohet se vidhte biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndaj tij u ngrit akuza penale “Vjedhja”.
Njoftim | Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Mountain bike”.
Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar.
Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer