top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: U ARRESTUA ELVIS GAÇAJ I NJOHUR ME NOFKËN “GABELI” (ANËTAR I KLANIT KRIMINAL “DUKA”) | BASHKË ME TË U ARRESTUA EDHE MARSEL DOBI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elvis Gaçaj.

 

Ai dyshohet si i lidhur me sulmin e armatosur të datës 1 tetor të vitit 2015.


Ai qarkullonte me armë zjarri me vete.

Është i dënuar penalisht disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

 

Bashkë me të u arrestua edhe një lidhje e tij shoqërore, i quajtur Marsel Dobi.

 

Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi.

 

Z. Gaçaj njihet si anëtar i klanit kriminal “Duka”.

 

Ai dyshohet se ka gisht në vrasjen e z. Santiago Malko.

 

Njoftim | Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.

 

50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

 

Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.

 

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, shërbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page