top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR SEKUESTROI APARATIN E LËVIZSHËM TELEFONIK TË ANALIST DHE GAZETARIT SPORTIV FATMIR MËNERI (MNERI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3
  • 1 min read
TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR SEKUESTROI APARATIN E LËVIZSHËM TELEFONIK TË ANALIST DHE GAZETARIT SPORTIV FATMIR MËNERI (MNERI).

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestroi aparatin e lëvizshëm telefonik të:

1- Z. Fatmir Mëneri (Mneri), me profesion gazetar dhe analist sportiv.


Pajisja e tij u bllokua në kuadër të procedimit penal Nr. 136.


Ky hetim penal praraprak lidhet drejtpërdrejt me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.


Gazetari Mëneri paraqiti një kërkesë proceduriale penale për kthimin e pajisjes.


Gjykata e Posaçme (GjKKO) e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se pajisja është e rëndësishme sepse hetimet penale paraprake janë ende në vijim.


Po ashtu, për të njëjtën çështje, SPAK-u ka dërguar fletëthirrje për t'u marrë në pyetje edhe ish-futbollisti i njohur Igli Tare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page