top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROKURORI I PËRGJITHSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: ME MALIN E ZI DO TË NËSHKRUAJMË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR ÇËSHTJET E DREJTËSISË PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqipërisë, Olsian Çela, u shpreh se Shqipëria do të nënshkruajë sot me Malin e Zi një memorandum mirëkuptimi që do të japë efekt pozitiv dypalësh në drejtim të veprimit të koordinuar rajonal në çështjet e drejtësisë”, tha Prokurori i Përgjithshëm, i Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela, në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor.


Për Shqipërinë dhe jo vetëm, arritjet e deritanishme përbëjnë një progres të dukshëm që do të thotë që sistemet tona të drejtësisë janë në rrugën e duhur të standardizimit dhe harmonizimit në rrugën drejt BE-së.


Jemi të vetëdijshëm që puna jonë edhe në raportin rajonal lidhet ngushtë me këtë proces, ndërsa ky projekt ka hedhur themelet drejt një integrimi më të fortë dhe të sigurt dhe më afër familjes evropiane.


Shpresoj që dita e sotme të vlejë pozitivisht duke përcaktuar qartë trajektoren që duam të përshkrojmë në vijimin e bashkëpunimit rajonal.


Falë këtij projekti kemi parë përmirësime konkrete në funksion të bashkëpunimit rajonal, krejt e paimagjinueshme disa vite më parë.


Ka nevojë për një koordinim më të mirë së pari mes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet.


Është shenjë e një angazhimi serioz dhe afatgjatë që ndërsa do të krijojë dinamika të reja në bashkëpunimin dypalësh do japë efekte pozitive në drejtim të konsolidimit të veprimit të koordinuar në planin rajonal”, tha Prokurori i Përgjithshëm Çela.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page