TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PËRSHËNDETI MIRATIMIN E REZOLUTËS SË KUVENDIT PËR PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj përshëndeti miratimin e rezolutës së Kuvendit për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke e cilësuar përgjigje të duhur ndaj raportit të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
“Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë; qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.
Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, tha Presidenti Begaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments