TIRANË | PRESIDENTI I EUROJUST-it: TË RRISIM BASHKËPUNIMIN NDËRKUFITAR NË RAJON DHE ME VENDET E EVROPIANE ME QËLLIM QË TA BËJMË SA MË TË LEHTË HYRJEN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara nga Bashkimi Europian dhe nuk ka asnjë mënyrë të futesh aty pa kaluar një vend anëtar të BE-së dhe për këtë arsye mendoj se është logjike që ju jeni një nga aleatët kryesorë të BE-së në shumë aspekte. Dhe kur bëhet fjalë për Eurojust kjo lidhet me luftën kundër krimit të organizuar”, tha Presidenti i Eurojust-it, Majkll Shmid (Michael Schmid), në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor.
“Ne kërkojmë të përmirësojmë dhe të rrisim në nivel të lartë këtë bashkëpunim.
Të gjithë e dimë që grupet e organizuara kalojnë kufijtë edhe ne duhet të luftojmë dhe hetojmë rastet.
Mendojmë se projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas për ta bërë këtë. Objektiv kryesor është të rrisim besimin reciprok dhe njohuritë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe mes vendeve të BE-së.
Katër grupet hetimore të përbashkëta nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë marrë me trafikimin e drogës, falsifikimin e parave dhe deri më shumë se 50 çështje janë mbështetur që kanë përfshirë vendin tuaj.
Kjo është një punë e shkëlqyer e prokurorëve që ne kemi në Eurojust të pikave të kontaktit si dhe anëtarëve të grupeve të kontaktit shumë prej të cilëve janë këtu sot me ne dhe që dua t’i falënderoj.
Të lehtësohet rruga juaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ne bëjmë vlerësimin tonë vjetor lidhur me progresin për bashkëpunimin gjyqësor dhe dua t’ju garantoj që mund të besoni me ne.
Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe do ishte kënaqësi e madhe nëse do bëheshit vend anëtar”, tha Presidenti i Eurojust-it, Majkll Shmid (Michael Schmid).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments