TIRANË | MUSTAFA SALIU U EKSTRADUA NGA GREQIA; I DËNUAR ME 18 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Greqia:
1- Z. Mustafa Saliu.
Njoftim | Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin M. S., i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.
Gjatë periudhës 2001-2002, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments