top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA: NDEROJMË ROLIN E JASHTËZAKONSHËM TË MËRGATËS SHQIPTARE NË RUMANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 17
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha mori pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjikës, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.


Ministri Hoxha shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se kjo pjesëmarrje ishte moment i çmuar kujtese për lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë.


Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare.


Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë evropian.


Ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi.


Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e diasporës sonë, Atdheu jashtë, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, tha Ministri Hoxha.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page