top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: KOMPJUTERAT E TRE (3) PROKURORËVE TË SPAK-ut JANË HAKUAR | JANË ARRESTUAR ARNOLD RROKAJ DHE ZAMBAK GJONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2, 2025
  • 5 min read

Updated: Jan 16

Z. Zambak Gjoni.
Z. Zambak Gjoni.

Tiranë, Shqipëri | Kumtohet se kompjuterat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë hakuar.

 

Të arrestuar si hakues janë:

1- Z. Arnold Rrokaj (i cili, akuzohet se ka arritur të ketë qasje të kompjuterat e prokurorëve të Posaçëm Behar Dibra; Enkeleida Millonai; Elida Kaçkini).

2- Z. Zambak Gjoni.

 

Z. Rrokaj i ka shpërndarë materialet e marra nga kompjuterat e tyre te z. Zambak Gjonaj (ky i fundit ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te subjekte të ndryshëm).

 

Ky hetim penal paraprak po kryet nga prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti, i cili, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GjKKO) vleftësimin e masës së arrestit për z. Rrokaj dhe për z. Zambaku.


Atyre u janë sekuestruar një sërë pajisjesh që janë përdorur për hakime dhe për procese të tjera teknike të natyrave kriminale.


Kumtohet se janë hakeruar aktet proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Damian Gjiknuri, ish-deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

2- Z. Klodian Allajbeu, pronar i “Spitalit Amerikan”.

3- Znj/Znjsh. Ornela Imeraj (subjekt me lidhje të forta besueshmërie me z. Allajbeu).


Tashmë, po bëhet e qartë nga dita në ditë, se Klasa Politike sunduese gjakpirëse i ka mbushur brekët nga SPAK-u, prandaj, si kundër-reagim, ajo ka aktivizuar vrullshëm Agjenturën e Krimit Ordiner që ta sulmojë Prokurorinë e Posaçme ku të mundet, sa të mundet dhe si të mundet.


Agjentura e Krimit Ordiner është infiltruar në mbarë institucionet e Republikës së Shqipërisë, nga nivelet më të ulëta të saj gjer te ato më të lartat, duke i atrofizuar, degjeneruar dhe nxjerrë jashtë funksionit për të cilat ato janë krijuar me ligje.

 

E vetmja shpresë për Shqipërinë dhe për shqipëtarët e ndershëm është SPAK-u.

 

Vetëm SPAK-u ka kapacitetet, teknikën dhe kurajon që të hetojë paraprakisht dhe tu ngrejë akuza penale krerëve të politikës shqiptare, të cilët, ashtu siç tashmë po zbulohet nga ditë në ditë, janë të lidhur kokë e këmbë me Agjenturën e Krimit Ordiner, me llumin dhe me turpin e shoqërisë shqiptare.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

 

Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

 

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.


Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

 

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas - individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

 

Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

 

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato.

 

Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

 

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar.

 

Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.

 

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

 

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.

 

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, thuhet në njoftimin zyrtar.


Deklaratë nga subjekti nën hetim penal paraprak Arnold Rrokaj | Kam qenë në banesë duke luajtur me telefonin tim personal, dhe po bëja disa skanime në një faqe online në rrjet, konkretisht, kjo faqe online, të cilat merren me skanimin e domain-eve, për të parë nëse ka ndërfaqe të tjera, nën faqe kryesore.


Kjo përdoret nga ekspertët e IT-së, për testimin e portave në rrjet. Pasi kisha provuar disa adresa, kam provuar faqen spak.gov.al


Veprim të cilin e kam bërë vetëm i shtyrë nga kurioziteti se çfarë kishte. Pasi kam provuar këtë faqe nga telefoni, më janë shfaqur tre ose katër ndërfaqe të tjera, të cilat ishin autodiscover.spak.gov.al, e shoqëruar dhe me numrin përkatës të IP-së, e dyta ishte mail.spak.gov.al dhe e treta ka qenë spak.gov.al


Pasi i kam provuar, është hapur vetëm spak.gov.al. Më pas më është shfaqur një faqe email-i, ku më kërkonte kredencialet për të hyrë.


Kam provuar disa kredenciale, konkretisht me emrat e prokurorëve të SPAK, pasi emrat e tyre ishin të afishuar në faqen zyrtare të SPAK.


Pasi kam provuar disa prej tyre, është arritur të hapet përdoruesi me emrin elida.kackini, me fjalëkalim Spak@2019


Pasi u hap, i shtyrë nga kurioziteti, kam provuar dhe të tjerë përdorues, si për shembull behar.dibra, me fjalëkalim Spak@2019 dhe gjithashtu përdoruesin me emër enkelida.millonai, me fjalëkalim Spak@2019


Pasi këto tre janë hapur, i shtyrë nga kurioziteti, kam filluar duke parë materialet që ishin të dërguara dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve.


Këto materiale, janë ruajtur në aparatin tim celular, të cilin ja kam vënë në dispozicion oficerëve të policisë gjyqësore, në folder-in download, në të cilin ka patur dhe materiale të tjera të shkarkuara, të cilat i kam fshirë.


Disa prej këtyre materialeve që kam shkarkuar, kam komunikuar me një shokun tim me emrin Zambak Gjoni, të cilit i kam dërguar disa prej këtyre materialeve.


Kryesisht i kam dërguar disa informacione që janë bërë publike dhe në media.


Këto materiale janë relacione, informacione të përpiluara nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe të prokurorëve.


Këto materiale nuk i janë dërguar ndonjë personi tjetër, për arsye se kanë qenë tepër sensitive dhe të klasifikuara.


Pastaj e kam kontrolluar herë pas here gjendjen e të tre përdoruesve, dhe kur kam gjetur të dhëna të tjera, i kam hapur, i kam lexuar, dhe më pas i kam fshirë.


Dua të ritheksoj faktin se këto materiale nuk jam kam dërguar njeriu tjetër përveç se shtetasit Zambak Gjonit dhe gjithashtu i kam administruar vetë.


Gjithashtu dua të sqaroj faktin se për herë të fundit e kam kryer këtë veprim dje në mëngjes ose pardje, pra kam aksesuar adresën email behar.dibra, në të cilën vetëm lexova disa materiale, të karakterit të punës së përditshme rutinë, si relacione, informacione etj.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti.
Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page