
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kumtuan se:
1- Z. Gentian Krasniqi, me moshë rreth 40 vjeç mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme me mjet prerës në Tiranë, pas një konflikti të dhunshëm, i cili. ngjau rreth orës 20:30, në “Rrugën e Dibrës”.
Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
Njoftim | Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments