TIRANË: FRANCI CANAJ U ARRESTUA | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ GERALD HOXHËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Franci Canaj, me moshë 32 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Gerald Hoxha (09.04.2025) - gjatë një sherri që ngjau mes tyre.

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit F. C., 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments