TIRANË | DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR ALTIN DUMANI: LYPET BASHKËPUNIM RAJONAL PËR TË LUFTUAR INSTITUCIONALISHT KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 17
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani tha se asnjë vend në rajon nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë institucional rajonal.
“Asnjë vend i rajonit nuk mund ti bëjë ballë këtyre fenomene i vetëm.
Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionit janë transnacionale dhe rrjetet e tyre janë shtrirë kudo.
Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve, të dyshuarave apo lëvizjes së parave në një vend tjetër.
Për ti shpërbërë këto struktura duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territorit, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit. Kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta”, tha z. Dumani, në në forumin e Kryeprokurorëve, në Tiranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen