top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR SKËNDER HITA: KUSH SULMON UNIFORMËN E POLICISË DO TË NDESHET ME LIGJIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve, të Dëshmorit të Atdheut Novruz Cenalia.


Në fjalën e tij, Drejtori Hita tha se:

1- Dhimbja, heshtja dhe reflektimi sot peshojnë më rëndë se çdo fjalë në këtë ceremoni, sepse përballë sakrificës së një njeriu që ra në krye të detyrës, çdo fjali duket e pamjaftueshme.


Jemi këtu përballë dhimbjes së pamasë të një familjeje, krenarisë së palëkundur të uniformës së Policisë së Shtetit dhe detyrimit moral e institucional të shtetit ndaj një efektivi që dha jetën në mbrojtje të ligjit, të rendit dhe të sigurisë së qytetarëve tanë”.


Mbi këtë kodër, ku prehet nderi dhe sakrifica e kombit, ne nuk po kryejmë thjesht një procedurë shtetërore apo një protokoll zyrtar. Ky moment është më shumë se një ceremoni, është një betim, një kujtesë e gjallë, një plagë që nuk shërohet dhe një nder që nuk do të shuhet kurrë.


Novruz, misioni yt nuk u ndërpre, ai u bë i përjetshëm.


Sakrifica jote sublime është sot motivi më i fortë, por edhe një udhërrëfyes i qartë morali për çdo punonjës policie që vesh këtë uniformë.


Kush prek një punonjës policie, ka goditur vetë themelet e shtetit.


Kush sulmon këtë uniformë, ka sulmuar rendin, sigurinë, ligjin dhe bashkëjetesën qytetare në Republikën e Shqipërisë.


Krimi mund të na shkaktojë dhimbje dhe mund të na marrë jetë, por kurrë, asnjëherë nuk do të arrijë të na gjunjëzojë, të na zmbrapsë apo të zbehë forcën e reagimit tonë.


Çdo dorë që ngrihet mbi uniformën e Policisë do ndeshë forcën e pamëshirshme të ligjit dhe harresën e turpshme të historisë”, tha Drejtori Hita.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page