top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ENDRIT SHABANI: DEPUTETËT TË MOS U BËJNË MAKIJAZH PROBLEMEVE TË QYTETARËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 14
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Avokati i Popullit, i Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, botoi dhe dorëzoi në Kuvendin e Republikës raportin vjetor 2025, mbi gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut.


Sipas fushës së të drejtës, numri më i lartë i rasteve u përqendrua në cilësinë dhe barazinë e shërbimeve publike (256 raste), procesin e rregullt ligjor (242 raste), të drejtën e pronës (181 raste), të drejtat e fëmijëve (251 raste), të drejtën për arsim (136 raste), mbrojtjen sociale dhe ndihmën ekonomike (121 raste).


Kjo shpërndarje e çështjeve të trajtuara konfirmon se cenimi i të drejtave në Shqipëri vijon të lidhet ngushtë me cilësinë e administrimit publik, funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët.


Një nga treguesit më domethënës të vitit 2025 mbetet niveli i përgjithshëm i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, në masën rreth 21%.


Ky tregues nuk pasqyron thjesht një nivel të pamjaftueshëm të ndjekjes së rekomandimeve, por evidenton në praktikë disa problematika strukturore në mekanizmat e llogaridhënies dhe kontrollit administrativ.


Për rrjedhojë, ndikimi i rolit kushtetues të Avokatit të Popullit mbetet kryesisht i kufizuar në korrigjimin e rasteve individuale, ndërsa institucionet nuk arrijnë të përkthejnë rekomandimet në ndryshime të qëndrueshme të praktikës administrative, duke lënë të paprekura shkaqet që prodhojnë shkelje të përsëritura.


Në praktikë, kjo do të thotë se shkeljet e konstatuara trajtohen rast pas rasti, pa u adresuar në nivel sistemi, çka lejon riprodhimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.


Asnjë nga këto objektiva nuk mund të realizohet pa mbështetjen tuaj, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe pa rolin tuaj mbikëqyrës ndaj administratës publike.


Prandaj, shpresoj ta lexoni këtë raport jo si një listë ankesash, por si një plan pune se si mund të ndërtojmë një shtet evropian.


Po të doni shikojeni edhe si një pasqyrë ku shteti ynë sheh vetveten një here në vit. Sigurisht, as me synimin për ta thyer pasqyrën, dhe as për t’u bërë makijazh problemeve, por me synimin e vetëm për ta ndryshuar rrënjësisht imazhin e shtetit tonë”.


Kështu tha Avokati i Popullit, Endrit Shabani, në mesazhin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page