top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AMBASADORI I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË TIRANË SILVIO GONXATO (GONZATO): LUFTONI INSTITUCIONALISHT KRIMIN; KONFISKONI ASETET E KRIMIT; MOS E PENGONI HYRJEN E SHQIPËRISË NË BE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Forcimi i sundimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementë thelbësore për të ecur përpara në procesin e integrimit”, tha Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato), në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor.


Ne e njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar krimin e organizuar, që është i dëmshëm për kohezion social dhe gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet.


Rrjetet kriminale përdorin edhe institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre.


Duhet të punojmë së bashku. Forcimi i sundimit të ligjit është sfidë thelbësore për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.


Puna juaj ndikon direkt në këtë proces.


Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë e pranishme në shoqëri.


Natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete si dhe burime financiare e njerëzore.


Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri, si dhe rimarrja e aseteve.


Duhet bashkëpunim gjyqësor më tej dhe përdorimi i të gjitha mjeteve në dispozicion, mbështetja e ofruar nga ky projekt për Ballkanin Perëndimor, ka efekte mjaft praktike përveç kontributeve të vlefshme që prokurorët japin.


Përmes projektit, vendet kanë akses në burimet dhe praktikat më të mira të Eurojust. BE qartësisht përmes Eurojust dhe delegacioneve do vazhdojë t’ju mbështesë në punën tuaj.


Grupet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të zgjeruar ndikimin e vet apo për t’iu shmangur drejtësisë.


Ndaj duhet të punojmë së bashku për të hequr këtë ndjenjë pandëshkueshmërie dhe për të ulur hendekun midis politikës, gjyqësorit dhe qytetarit”, tha Ambasadori Gonxato (Gonzato).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page