
Bangkok, Tajlandë | Platforma e ndarjes së videove TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, do të investojë 8.8 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave në Tajlandë gjatë pesë viteve.
Zëvendëspresidentja e politikave publike të TikTok, Helena Lerç (Lersch), njoftoi lajmin më 28 shkurt 2028, gjatë një ngjarjeje në Bangkok.
Më 29 janar 2025, Bordi i Investimeve të Tajlandës njoftoi se TikTok-u do të investojë 3.76 miliardë dollarë në një shërbim të pritjes së të dhënave në vend, me operacionet që pritet të fillojnë në vitin 2026.
Investimi është pjesë e 5 miliardë dollarëve në projekte të reja të miratuara nga Bordi i Investimeve dhe do të mbështesë operacionet e kompanive të lidhura me TikTok.
TikTok nuk e ka konfirmuar njoftimin e këshillit Thai, i cili, vjen në mes të betejave të kompanisë në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ajo është në përputhje me planet e investimeve të ndërmarra nga disa gjigantë të teknologjisë në Tajlandë, ekonomia e dytë më e madhe e Azisë Juglindore.
Vitin e kaluar, Google me bazë në SHBA njoftoi planet për të investuar 1 miliard dollarë në vend, pasi Amazon Web Services njoftoi një investim prej 5 miliardë dollarësh gjatë 15 viteve.
Microsoft njoftoi gjithashtu planet për të hapur qendrën e parë rajonale të të dhënave në Tajlandë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments