top of page
E BARDHË SHIRIT.png

THIRRJE PËR SOLIDARITET: DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE KLEVIS QOSE APELON PËR NDIHMË FINACIARE SEPSE NJË PUNONJËS NË IEVP ELBASAN I QUAJTUR MENTOR SOPJANI ËSHTË SHUMË KEQ ME SHËNDET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9
  • 1 min read
Z. Mentor Sopjani.
Z. Mentor Sopjani.

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë finaciare sepse një punonjës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan i quajtur Mentor Sopjani po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale virtuale drejtori Qose thekson se çdo ndihmë sado e vogël mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e z. Sopjani.

 

Ai ka vendosur në dispozicion edhe të dhënat bankare dhe numrin e telefonit të familjarëve të z. Sopjani, ku mund të jepet ndihma finaciare.

 

Njoftim | “Thirrje për Solidaritet”. Një nga anëtarët e familjes tonë të madhe, Mentor Sopjani, punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

 

Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. Mentori ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar dhe punonjës i ndershëm.

 

Tani është radha jonë t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë të përballojë këtë sfidë.

 

Çdo kontribut, sado i vogël, është i vlefshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Mentorit!

 

Të dhënat për ndihmë: IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060. Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698, shkroi drejtori Qose në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Facebook.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në Republikën e Shqipërisë, Klevis Qose.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në Republikën e Shqipërisë, Klevis Qose.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page