top of page
E BARDHË SHIRIT.png

THEMELUESI I TELEGRAM-it PAVEL DUROV U ARRESTUA NË FRANCË SAPO MBËRRITI NGA AZERBAJXHANI ME AVIONIN E TIJ PRIVAT: ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA PROKURORIA FRANCEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2024
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Z. Pavel Durov, themeluesi dhe CEO i kompanisë së mesazheve të koduara Telegram, u arrestua mbrëmë rreth orës 20:00, sapo zbriti nga avioni i tij privat në pistën e aeroportit Le Bourget, të Parisit.

 

Kështu ka thënë televizioni francez Tf1.

 

Z. Durov, 39 vjeç, një shtetas francezo-rus, shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.

 

Arrestimi u krye nga xhandarmët e GTA (Xhandarmërisë së Transportit Ajror).

 

I përfshirë në dosjen e personave në kërkim, z. Pavel Durov vinte nga Azerbajxhani.

 

Mbi të është varur një urdhër kërkimi francez, i lëshuar në bazë të një hetimi paraprak.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page