Uashington, Amerikë | Three Miles Island rilind: një njësi e termocentralit të Pensilvanisë, skena e aksidentit më të rëndë bërthamor në historinë e Shteteve të Bashkuara në vitin 1979, do të rihapet për të siguruar energji elektrike për qendrat e të dhënave të Microsoft-it.
“Simbolizmi është i madh”, komentoi z. Joseph Dominguez, CEO i grupit energjetik Constellation që menaxhon impiantin.
Ishulli Three Miles ishte vendi i fiaskos më të madhe të industrisë sonë dhe tani mund të jetë vendi i rilindjes sonë.
Marrëveshja do të zgjasë njëzet vjet dhe do të lejojë që njësia 1, afër asaj të dëmtuar në aksident, të riaktivizohet në vitin 2028.
Shumë përpara Çernobilit në vitin 1986, Three Miles Island u bë sinonim i rreziqeve të termocentraleve kur gabimi njerëzor shkaktoi një dështim në sistemin e ftohjes, duke shkaktuar një shkrirje të pjesshme, me ikjen e avujve radioaktivë.
Njësia 1, e mbyllur deri në vitin 1985, u rikthye në punë e sigurt deri para pesë vitesh kur u çaktivizua për arsye ekonomike.
Marrëveshja me Microsoft mund të ndryshojë pamjen: si gjigantët e tjerë të teknologjisë, gjiganti i IT ka nevojë për sasi të mëdha energjie 24 orë në ditë për qendrat e tij të të dhënave dhe marrëveshja do ta lejonte atë të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2030.
Operatori më i madh amerikan i termocentraleve atomike, Constellation, do të shpenzojë 1.6 miliardë dollarë për të rivendosur Njësinë 1.
Përpara mbylljes në vitin 2019, reaktori ishte në gjendje të prodhonte 837 megavat, ekuivalente me nevojat e afërsisht 800000 shtëpive.
I paraprirë prej disa ditësh nga filmi me aktorë Xheni Fonda (Jane Fonda) dhe Najkll Dagllas (Michael Douglas) në “Sindroma e Kinës”, aksidenti i vitit 1979 pak kilometra larg Harrisburgut ishte më i rëndëi deri atëherë për energjinë bërthamore civile në Perëndim.
Efektet në shëndetin e banorëve ishin të papërfillshme, ndërsa dëmi ekonomik kombëtar ishte i madh.
Shtatë reaktorë të ngjashëm me Three Miles Island u mbyllën përkohësisht dhe ndërtimi i termocentraleve të rinj kaloi në moratorium.
Rënia vazhdoi pas Çernobilit, edhe për shkak të plakjes së impianteve dhe konkurrencës nga gazi, dielli dhe era.
Rritja e kërkesës dhe frika për ndryshimet klimatike kohët e fundit kanë çuar në një përmbysje të trendit: termocentralet bërthamore prodhojnë 24 orë në ditë pa emetuar gazra serë.
Kongresi u dha lehtësime tatimore për të lejuar që impiantet ekzistuese të mbijetojnë.
Kalifornia është tërhequr nga mbyllja e impiantit të Diablo Canyon, dhe në Michigan po mendojnë për rihapjen e Palisades, të mbyllur dy vjet më parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments