top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TENTUAN TË VRISNIN XHEVDET PLAKUN: GJKKO-ja SHQIPTOI DËNIME PËR RAMAZAN RAPIN; ALGERT RAPIN; DEJVI GJERMËNIN DHE ISH-OPGJ-re DEDAN GJONI.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi dënimin penal për të akuzuarit e sulmit të armatosur të mbetur në tentativë ndaj z. Xhevdet Plaku.

 

1- Z. Ramazan Rapi (i njohur edhe si Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit penal të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.

 

2- Z. Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit penal të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

3- Z. Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit penal të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

4- Z. Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

Z. Xhevdet Plaku u nxor në pritë nga z. Dedan Gjoni dhe z. Rexhep Arapi, njihet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në Itali.

 

Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.

 

Në kryerjen e këtij aktiviteti ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapur nga kontrollet e policive të Bashkimit Europian dhe drejtonte grupin e strukturuar kriminal përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

 

Pakot e drogës ndaheshin në bazë të cilësisë dhe kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit.

 

Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls Royce” dhe “Play Boy”.

 

Z. Plaku ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës, por, ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën, u shpall i pafajshëm penalisht.

 

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, z. Xhevdet Plaku vrau me armë zjarri z. Saimir Sina.

 

Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page