top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TENSIONE DIPLOMATIKE MES KOLUMBISË DHE SHBA-ës | KOLUMBIA TËRHOQI AMBASADORIN E SAJ NË UASHINGTON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4, 2025
  • 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thirrur ambasadorin e tij në Shtetet e Bashkuara, Daniel Garsia (García)-Peña, në përgjigje të vendimit të Uashingtonit për të thirrur të ngarkuarin me punë në Bogota, Xhon Mek’Namara (John McNamara), në Shtëpinë e Bardhë.


Me bashkëpërgjegjësi, pas thirrjes për konsultime nga z. Mek’Namara, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kolumbi, po i bëj thirrje për konsultime ambasadorit tonë Daniel Garsia (García)-Peña në Shtetet e Bashkuara.


Danieli duhet të vijë dhe të na informojë për zhvillimin e axhendës dypalëshe, të cilës, i jam përkushtuar që nga fillimi i qeverisë sime”, shkroi Presidenti Petro në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X), duke renditur shtatë pikat e axhendës së tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Vendimi i presidentit kolumbian i përgjigjet atij të Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, i cili, pak më parë e kishte thirrur z. Mek’Namara-n në Uashington për konsultime urgjente pas deklaratave të pabazuara dhe të dënueshme nga nivelet më të larta të Qeverisë së Kolumbisë”, shpjegoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA-ës, Temi Brus (Tammy Bruce).


Kriza diplomatike midis dy vendeve u përshkallëzua brenda pak orësh pasi Ministrja e Jashtme kolumbiane, e cila, mori detyrën më 29 janar, Laura Sarabia, dha dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve të papajtueshme me Presidentin Petro, i cili, një ditë më parë kishte ngritur një padi penale kundër ish-kancelarit të tij (2022-2024) Álvaro Leiva (Leyva) për një komplot të dyshuar kundër tij, të nxjerrë në dritë fundjavën e kaluar nga gazeta spanjolle “El País”.


Kjo përpjekje e dyshuar për ta rrëzuar atë nga presidenca e kishte shtyrë së fundmi Presidentin Petro të deklaronte se:

1- Nuk e di se si do të mendonte një senator i Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se sa i djathtë është për komplot kundër një presidenti progresiv” - duke iu referuar kongresmenit republikan të Floridës, Mario Díaz-Balart.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page