TENSION SHOQËROR NË GUATEMALË: PROKURORIA ARRESTOI ZV/MINISTRIN LUIS PAÇEKO (PACHECO); AKUZOHET PËR TERRORIZËM DHE ORGANIZATË KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 24
- 1 min read

Guatemalë | Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Guatemalës, e kryesuar nga Konsuelo (Consuelo) Porras, ka arrestuar zëvendësministrin Luis Paçeko (Pacheco), një nga udhëheqësit indigjenë që udhëhoqi protestat për një tranzicion paqësor të pushtetit në vend përpara inaugurimit të presidentit aktual Bernardo Arévalo, me akuza për terrorizëm dhe organizatë kriminale.
Pasi presidenti Arévalo mori pushtetin dhe ofroi të përfshinte popullsinë indigjene në qeverinë e tij, z. Paçeko (Pacheco) u emërua zv/ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.
Udhëheqja e 48 kantoneve të Totonikapan (Totonicapán), organizata indigjene së cilës i përket z. Paçeko (Pacheco), dënoi arrestimin e tij në një konferencë shtypi dhe paralajmëroi se populli do të ngrihet dhe do të kërkojë drejtësi.
Nga ana e tij, presidenti Arévalo deklaroi se akuza ndaj udhëheqësit indigjen është e rreme dhe e pabazë dhe tha se ndihej i indinjuar, duke e konsideruar veprimin e Prokurorisë një sulm ndaj demokracisë.
Z. Porras është akuzuar ndërkombëtarisht se ka tentuar të pengojë z. Arévalo të marrë detyrën më 14 janar të vitit 2024, pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit të vitit 2023.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios