Pekin, Kinë | Ministri i Jashtëm kinez Uang Ji (Wang Yi) ka paralajmëruar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xheik Salliven (Jake Sullivan), që të mos mbështesë Filipinet në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përdorin traktatet dypalëshe si një justifikim për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, as nuk duhet të mbështesin veprimet shkelëse të promovuara nga Filipinet”, tha ministri Uang (Wang), në raportin e rrjetit shtetëror CCTV.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント