top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TENSION NË BASHKIMIN EUROPIAN: ITALIA DHE HUNGARIA KUNDËR PËRFAQËSUESIT TË LARTË PËR POLITIKË TË JASHTME JOSEP BORRELL PËR ÇËSHTJEN E ARMËVE TË UKRAINËS DHE SANKSIONEVE NDAJ MINISTRAVE IZRAELITË.

Bruksel, Belgjikë | Tensioni në Bashkimin Evropian për deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, i cili, propozon heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore të dërguara në Ukrainë dhe sanksionimin e ministrave izraelitë që kanë lëshuar mesazhe urrejtjeje, nxitje për të kryer krime lufte kundër palestinezëve.

 

Kufizimet në përdorimin e armëve që i janë dhënë Ukrainës duhet të hiqen, duhet të ketë përdorim të plotë për të goditur objektivat ushtarake në Rusi në përputhje me rregullat ndërkombëtare”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell teksa mirëpriti Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro (Dmytro) Kuleba në Bruksel për këshillin informal të jashtëm.

 

Bashkimi Evropian filloi të transferojë në Ukrainë të ardhurat e aseteve të pamobilizuara ruse dhe të financojë drejtpërdrejt shtetet anëtare për furnizimin me armë në Kiev”, tha z. Josep Borrell.

 

Ne kemi transferuar tashmë 1.4 miliardë”, saktësoi ai.

 

Kufijtë për Kievin në lidhje me armët italiane mbesin, dhe ideja e sanksionimit të anëtarëve të qeverisë izraelite është joreale”, përgjigjet ministri i Jashtëm Tajani.

 

Propozime të pamatura nga Brukseli si për Ukrainën ashtu edhe për Lindjen e Mesme. Tërbimi i rrezikshëm i Përfaqësuesit të Lartë duhet të ndalet. Ne nuk duam më shumë armë në Ukrainë, nuk duam më shumë vdekje, nuk duam një përshkallëzim të lufta, ne nuk duam një përshkallëzim të krizës në Lindjen e Mesme. Sot ne vazhdojmë të mbajmë një qëndrim paqësor dhe të arsyeshëm”, shkroi në një postim në rrjetin social virtual Feisbuk (Facebook), ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó.

 

Ndërkohë, një burim i lartë diplomatik evropian tha se: “Negociatat Kiev-Moskë janë të mundshme përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, edhe për shkak se vonesat në ndihmë e detyrojnë presidentin Zelenski të negociojë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page