top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TENSION NË AMBASADËN ARGJENTINASE NË KARAKAS | POLICIA PO PËRGATITET TË ARRESTOJË GJASHTË KUNDËRSHTARËT REFUGJATË TË PRESIDENTIT ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO.

Karakas, Venezuelë | Forcat e sigurisë venezueliane vazhdojnë të mbajnë të rrethuar ambasadën argjentinase në Karakas (e cila ka rënë nën kontrollin e Brazilit që nga 1 gushti 2024), ku gjashtë udhëheqës politikë të lidhur me udhëheqësen e opozitës, Maria Korina Makado (María Corina Machado), kanë kërkuar azil politik.

 

Ekziston frika se në çdo moment agjentët mund të hyjnë në ndërtesë dhe të largojnë me forcë refugjatët azilkërkues, siç bëri policia ekuadoriane në muajin prill, kur sulmoi ambasadën meksikane në Kuito (Quito) për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin Jorge Glass.

 

Në një shënim zyrtar, qeveria argjentinase i kujtoi qeverisë venezueliane të respektojë Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, e cila, përcakton paprekshmërinë e vendeve të misionit, duke e paralajmëruar atë për pasoja të rënda në rast shkeljeje.

 

Çdo përpjekje për të pushtuar apo arrestuar azilkërkuesit që qëndrojnë në rezidencën tonë zyrtare do të dënohet ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Veprime si këto përforcojnë besimin se të drejtat themelore të njeriut nuk respektohen në Venezuelën e Maduros”, thuhet në tekst.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page