top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TEMIRLAN ESKERKHANOV (NJË NGA VRASËSIT E KUNDËRSHTARIT POLITIK TË PUTINIT) U LIRUA NGA BURGU ME ARGUMENTIN SE LUFTOI KUNDËR USHTRISË SË UKRAINËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Z. Temirlan Eskerkhanov, në mesin e të dënuarve për vrasjen e politikanit të opozitës rus Boris Nemtsov, është liruar nga burgu pasi nënshkroi një kontratë për t'iu bashkuar pushtimit të Ukrainës.

 

Kështu shkruan agjencia e lajmeve Tass.

 

Në muajin mars të vitit 2024, z. Eskerkhanov nënshkroi një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, u fal dhe u lirua dhe tani kryen misione luftarake në zonën e Qarkut Ushtarak Verior”, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

 

Z. Nemtsov, një kritik i presidentit Putin dhe ish-zëvendëskryeministër i z. Boris Jelcin (Yeltsin), u qëllua për vdekje në vitin 2015, teksa kalonte një urë pranë Kremlinit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page