top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TATJANA DAJKO ME MOSHË 61 VJEÇE VDIQ NË DERË TË SPITALIT: E BIJA KLOTINA TOPULLI DENONCON SE MJEKËT E NEGLIZHUAN NËNËN E SAJ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fier, Shqipëri | Familjarët e znj. Tatjana Dajko, me moshë 61 vjeçe, e cila, vdiq tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj stafit mjekësor në spitalin rajonal të Fierit.

 

Familjarët denoncuan se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur mjekësor duke i akuzuar për neglizhencë.

 

Sipas vajzës së të ndjerës, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave.

 

Sipas tyre mjekja e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë: “ke ankth e stres”.

 

Znj. Klotina Topulli tha se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por vdiq sapo mbërriti tek dera e spitalit.

 

Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale”, u shpreh e bija.

 

Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.


Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq”, denoncoi ajo.

 

E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjencën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.


I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës.


U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.


Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.


E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po vonohej, morëm makinën tonë dhe e çuam.


Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 09:50 në spital.


Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët.


Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.


Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq”, tha ajo.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page