top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TASH PËR TASH NJË MURGESHË BRAZILIANE ËSHTË PERSONI MË I VJETËR NË BOTË | INAH KANABARRO LUKAS (CANABARRO LUCAS) ËSHTË 116 VJEÇE: JETON NË PORTO ALEGRE.

Porto Alegre. Brazil | Murgesha Inah Kanabarro Lukas (Canabarro Lucas), një murgeshë braziliane, 116 vjeçe e 211 ditë, u bë personi më i vjetër në planet pas vdekjes më 29 dhjetor të paraardhëses së saj, japonezes Tomiko Itooka, e lindur 16 ditë para saj.

 

Titulli iu dha asaj nga Longeviquest, organizata që gjurmon grupin e përzgjedhur të atyre që kanë arritur të mbushin 110 vjeç.

 

Marsin e kaluar, murgesha tereziane - e njohur si “Motra Inah” - u emërua murgesha më e vjetër në botë nga Grupi i Kërkimeve Gerontologjike, edhe si personi më i vjetër në Brazil dhe Amerikën Latine.

 

E lindur më 8 qershor të vitit 1908 në Shën Fransisko (São Francisco) de Assis, murgesha Inah Kanabarro Lukas (Canabarro Lucas) jeton në një manastir të Motrave Tereziane në Porto Alegre.

 

Ajo u shtrua së fundmi në spital, tha nipi i saj - 84-vjeçari Kleber Kanabarro (Cléber Canabarro”, për gazetën Folha de S.Paulo.

 

Ajo kishte dhimbje, kështu që ata bënë disa analiza dhe zbuluan se ajo nuk kishte asnjë sëmundje. E gjitha është pasojë e jetëgjatësisë së saj”, shpjegoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page