Londër, Britani e Madhe | Tanke të dhuruara nga Britania për Ukrainën u përdorën në inkursionin e Kievit në Rusi.
Këtë e raporton një burim për entin mediatik britanik BBC.
14 tanket Challenger 2 u dhuruan nga ish-kryeministri Sunak në muajin janar të vitit 2023.
Ministria e Mbrojtjes tha se nuk dëshironte të bënte asnjë deklaratë në lidhje me armët specifike të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar që po përdoren.
Por një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Ukraina ka një të drejtë të qartë për vetëmbrojtje kundër sulmeve të paligjshme të Rusisë dhe kjo nuk përjashton operacionet brenda Rusisë.
Këtu përfshihet - raportojnë mediat britanike - përdorimi i tankeve luftarake, të cilat, sipas një burimi britanik, tani përdoren në ofensivën ukrainase.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments