top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAKIM NË MAR-A-LAGO MES PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR TRAMP DHE CEO-s TË TIKTOK-ut.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Presidenti i sapozgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) do të takohet me CEO-n e TikTok-ut, Shou Chew në klubin Mar-a-Lago sonte.

 

Këtë e raporton enti mediatik CNN.

 

Bisedimet do të vijnë vetëm disa orë pasi platforma kineze e mediave sociale i kërkoi gjykatës supreme amerikane të pezullojë zbatimin e një ligji që detyron kompaninë e saj mëmë kineze ByteDance të shesë aplikacionin popullor brenda një muaji ose të rrezikojë një ndalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Besohet se është hera e parë që të dy takohen që nga fitorja e zgjedhjeve të z. Tramp në muajin nëntor.

 

E tyre është vetëm takimi më i fundit ballë për ballë që presidenti i zgjedhur po zhvillon me drejtuesit kryesorë nga disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.

 

Manjati tha se beson se rrejti social virtual TikTok-ut kontribuoi në fitoren e tij zgjedhore, duke e lejuar atë të hynte mes të rinjve, gjithashtu me këshillën e djalit të tij Barron.

 

Por do të jetë e vështirë për të që të bllokojë ose zbusë një ligj tashmë të miratuar me një shumicë të madhe dypartiake në Kongres.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page