Bari, Itali | Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbështetje për kërkesën e Ankarasë për t'u bashkuar me BRICS-in, bllokun e vendeve të formuara fillimisht nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, dhe që në vitin 2023 iu bashkuan Egjipti, Etiopia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.
Kështu lexojmë në një shënim të qeverisë braziliane të publikuar në përfundim të takimit dypalësh mes të dyve të zhvilluar sot në margjinat e G7-ës ku saktësohet gjithashtu se presidenti Lula ka deklaruar se dëshiron të mbështesë kërkesën turke dhe se ai synon të vizitojë vendin që ndodhet në rajonin që lidh Evropën me Lindjen e Mesme.
Presidenti Erdogan konfirmoi nga ana e tij se do të jetë në Brazil për samitin e G20-ës, më 18 dhe 19 nëntor, në Rio de Zhaneiro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments