TAJVANI: FLUTURIME KINEZE ME 13 AVIONË DHE 10 ANIJE LUFTARAKE | MANOVRAT USHTARAKE U DËNUAN ASHPËR NGA MINISTRI I MBROJTJES I TAJVANIT UELLINGTON KU (WELLINGTON KOO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 1 min read

Taipei, Tajvan | Kina ka dërguar 13 avionë ushtarakë dhe 10 anije luftarake në ngushticën e Tajvanit në 24 orët e fundit.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke specifikuar se gjashtë avionë u zbuluan në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit.
Në fillim të kësaj jave, ushtria e Tajvanit filloi stërvitjet e orientuara nga lufta në përgjigje të presionit në rritje nga Kina, e cila, pretendon se ishulli është pjesë e patjetërsueshme e territorit të saj.
Stërvitjet, të cilat, filluan më 17 mars 2025, përkuan me një patrullë të orientuar drejt luftimit të organizuar nga Marina dhe Forcat Ajrore Kineze në Ngushticë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Taipeit, e cila, zbuloi 59 avionë dhe nëntë anije luftarake pranë ishullit të martën.
Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi indirekt operacionin përmes zëdhënëses Mao Ning, e cila, tha se organizimi i patrullave të gatshme për luftim është një përgjigje e vendosur ndaj aktiviteteve të separatistëve të Tajvanit dhe ndërhyrjes së jashtme në çështje.
Manovrat ushtarake u dënuan ashpër edhe nga ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Uellington Ku (Wellington Koo), i cili, akuzoi Kinën si problemuese e vërtetë në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments