Taipei, Tajvan | Një tërmet me magnitudë 6.2 u regjistrua në orën 7:35 me orën lokale (1:35 në Shqipëri) në brigjet lindore të Tajvanit.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan USGS, tërmeti kishte një hipoqendër 15 kilometra të thellë dhe një epiqendër 26 km larg qytetit Hualien.
Aktualisht nuk ka asnjë informacion për dëme në njerëz apo sende, as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments