top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAJVAN | MINISTRIA E MBROJTJES ZBULOI 23 AVIONË KINEZË DHE 10 ANIJE NË NGUSHTICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16
  • 1 min read
ree

Taipei, Tajvan | Kina ka dërguar 23 avionë dhe dhjetë anije pranë Tajvanit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të avionëve dhe anijeve të zbuluara në Ngushticë në 179 dhe 121, përkatësisht, që nga fillimi i muajit”.


Ministria e Mbrojtjes e Taipeit raportoi këtë në platformën sociale virtuale Iks (X), duke specifikuar se 21 avionë hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit, e cila, ka vendosur sistemet e saj të mbrojtjes nga raketat dhe ka vendosur anije dhe avionë ushtarakë për të monitoruar aktivitetet e forcave të armatosura kineze.


Pekini pretendon juridiksion mbi Tajvanin, sovraniteti i të cilit njihet nga 12 shtete në nivel global, konkretisht nga:

1- Vatikani.

2- Esvatini.

3- Tuvalu.

4- Palau.

5- Guatemala.

6- Haiti.

7- Ishujt Marshall.

8- Belize.

9- Paraguai.

10- Shën Kristoferi dhe Nevisi.

11- Shën Luçia.

12- Shën Vinsenti dhe Grenadinet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page