Hanoi, Vietnam | Shirat e dendur të shkaktuara nga tajfuni Jagi (Yagi) në malet e Vietnamit verior, në resortin turistik Sapa, shkaktuan një rrëshqitje të papritur të dheut që mbuloi 26 veta, duke lënë 6 të vdekur dhe 9 të plagosur, duke e çuar numrin e viktimave në 15.
Enti mediatik Vietnam Express raporton se shembja e një bokërrime 20 metra të lartë përmbyti një fshat, duke rënë mbi 4 shtëpi.
Nëntë persona arritën të shpëtonin, por të tjerët u bllokuan nën një ortek balte, gurësh dhe mbeturinash: 4 të zhdukur.
Në mëngjes, një tjetër rrëshqitje dheu përfshiu një shtëpi në provincën veriore të Hoa Binh, duke vrarë 4 veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント