Ho Shin Min, Vietnam | “Tajfuni Jagi (Yagi), cikloni i dytë tropikal më i dhunshëm i vitit 2024 pas uraganit Beril (Beryl), shkaktoi - sipas Vietnam News - vdekjen e katër vetave, një në Hai Duong dhe tre në provincën Çuang (Quang) Ninh, ku u fundosën pesë maune dhe një varkë e vogël prej druri”.
Aktualisht ka të paktën 78 të plagosur, dëmtime shtëpish, pemë të shkulura dhe ndërprerje të linjave të energjisë.
Në Hai Phong, një anije mallrash u shkëput nga spiranca dhe u largua.
Tajfuni (Jagi) Yagi tani është rrugës për në kryeqytetin Hanoi, me shpejtësi midis 133 dhe 148 km/h.
Mëngjesin e sotëm ai goditi ishullin Hainan, në Kinën jugore, me shi të dendur dhe erëra të forta, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe 92 të plagosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments