TABLETA E DHJETË URDHËRESAVE TË KRISHTERA U SHIT PËR 5 MILIONË $.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 18, 2024
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Dhjetë Urdhërimet në versionin e miratuar nga samaritanët e lashtë u shitën në ankand nga Sotheby's për më shumë se pesë milionë dollarë.
Një shifër marramendëse që shumëfishoi vlerësimin minimal fillestar pesë herë, pavarësisht disa dyshimeve për vërtetësinë që u shfaqën në prag të ankandit.
Pllaka prej guri është më e vjetra e njohur mbi të cilën ishte gdhendur Dekalogu në kohët e krishtera.
“Ajo nuk është vetëm një objekt i rëndësishëm historik, por një lidhje me besimet që ndihmuan në formimin e qytetërimit perëndimor”, komentoi z. Riçërd Ostin (Richard Austin), i Departamentit të Librave dhe Dorëshkrimeve Antike të Sotheby.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários