top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TËRMET ME MAGNITUDË 7.1 BALLË NË JAPONI: AUTORITETET DEKLARUAN SE KA MUNDËSI TË MADHE PËR NJË PASGODITJE SHKATËRRUESE 8 OSE 9 BALLË E CILA DO TË LINTE MBI 320 MIJË VETA TË VDEKUR.

Tokio, Japoni | Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) thotë se rreziku i një tërmeti me përmasa shkatërruese rreth Hendekut Nankai, përgjatë bregut të Paqësorit, është i lartë, duke lëshuar në mënyrë efektive paralajmërimin e parë të këtij lloji.

 

Paralajmërimi vjen pas tërmetit me magnitudë 7.1 të regjistruar në rajonin Kyushu, në anën jugperëndimore të arkipelagut, në orën 16:42 me orën lokale (9:42 në Shqipëri).

 

Për këtë komisioni i përbërë nga ekspertë ftoi popullatën të përgatitet për çdo eventualitet.

 

Sipas vlerësimeve të qeverisë japoneze, ka një shans 70-80% që një tërmet me magnitudë 8 ose 9 ballë të ndodhë përgjatë kanalit brenda 30 viteve të ardhshme, me një numër të vdekjeve që mund të kalojë 320000.

 

Hendeku Nankai është një depresion linear në dyshemenë e oqeanit që ndodhet në Nankaido, rajoni gjeografik detar në jug të Honshu, ishullit më të madh të Japonisë.

 

Zona - e cila shtrihet rreth 900 km larg bregut - e cila shkon pothuajse paralelisht me vijën mesatare tektonike japoneze, mbulon një çarje që është në origjinën e tërmeteve më shkatërruese të shekujve të fundit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page