
Kaliforni, Amerikë | Një tërmet me magnitudë 7 ballë është regjistruar pranë brigjeve të Kalifornisë.
Kështu ka deklaruar Instituti Amerikan i Gjeofizikës.
Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim për cunami pas tërmetit të fortë.
Tërmeti goditi rreth orës 10:44 të mëngjesit (me orën lokale) në një thellësi prej 10 kilometrash pranë qytetit Eureka, sipas USGS. Paralajmërimi për cunami mbulon pjesën më të madhe të bregdetit të Paqësorit në veri të San Franciskos.
“Bazuar në parametrat paraprakë të tërmetit... cunami të rrezikshëm janë të mundshëm për brigjet që ndodhen brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit”, është paralajmërimi i lëshuar nga Qendra e Paralajmërimit të Cunamit, të Shërbimit Kombëtar të Motit, në Honolulu.
“Duhet theksuar se ende në asnjë zonë nuk ka pësuar dallgë, por kushdo që ndodhet pranë një bregdeti duhet të ketë parasysh rrezikun”, thotë Instituti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments