Çikago, Amerikë | Katër veta kanë humbur jetën pas të shtënave në një tren metro të Çikagos.
Sipas policisë, enti mediatik CNN thotë se një i dyshuar është arrestuar dhe beson se të shtënat ishin një incident i izoluar.
“Viktimat ishin të gjithë pasagjerë në tren herët këtë mëngjes”, tha zëvendës shefi i Forest Park, Kris Çin (Chris Chin).
Treni ishte në lëvizje gjatë rrugës për në Forest Park.
Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat, të cilat sipas policisë ishin një incident i izoluar.
Hetuesit po punojnë me Autoritetin Transit të Çikagos për të shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë të incidentit.
“Edhe pse ky ishte një incident i izoluar, ky akt i urryer dhe flagrant dhune nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, aq më pak në një tren të transportit publik”, thuhet në një deklaratë të autoritetit të transportit.
“Kjo është padyshim tronditëse, e dini, është e pazakontë të ketë një të shtëna masive si këto”, tha z. Çin (Chin).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments