TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PRANË SELISË SË AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) NË VIRXHINIA | NJË I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2025
- 2 min read

Virxhinia, Amerikë | “Zyrtarët e zbatimit të ligjit pranë hyrjes së selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langli (Langley), Virxhinia, shtinë me armë zjarri ndaj një burri të armatosur, i cili, u plagos nga një e shtënë mbrëmjen e së hënës”, tha Byroja Federale e Hetimit (FBI) në një deklaratë.
Sipas FBI-së, burri doli nga automjeti i tij, u përlesh me oficerët e zbatimit të ligjit dhe u plagos rreth orës 6 të mbrëmjes.
Pas episodit, i cili, u raportua më parë nga transmetuesi televiziv “NBC News”, burri u dërgua në spital.
Spitali nuk u identifikua.
“FBI-ja i merr seriozisht të gjitha incidentet me të shtëna që përfshijnë agjentët tanë ose anëtarët e task forcës”, tha znj. Samantha Shero, oficere e çështjeve publike për Zyrën e FBI-së në Uashington.
“Procesi i shqyrtimit është i plotë dhe objektiv, dhe kryhet sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me rrethanat”, tha ajo.
Një zëdhënës i CIA-s tha se selia e agjencisë mbeti e siguruar dhe ia referoi çështjen FBI-së, e cila, publikoi detaje të kufizuara.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ndonjë agjent apo oficer u plagos.
Kampusi i sigurt, në Langli (Langley), Virxhinia, i ka shërbyer agjencisë që nga viti 1961.
I mbyllur për publikun e gjerë, kompleksi është i arritshëm vetëm për ata që kanë leje sigurie ose me marrëveshje të veçantë.
Faqja e internetit e CIA-s ofron ture virtuale të 32 vendeve në kompleks, nga skulptura e jashtme Kryptos me një mesazh të koduar deri te një bust i ish-presidentit Xhorxh (George) HW Bush, i cili, shërbeu si drejtor i CIA-s nga muaji janari i vitit 1976 deri në muajin janar të vitit 1977.
Kompleksi u emërua sipas tij në vitin 1999.
Vetëm muajin e kaluar, një shofer i vetëm përplasi oficerët në Kapitol, ndërsa masat e rrepta të sigurisë të vendosura pas trazirave të 6 janarit kishin filluar të dobësoheshin përreth.
Një oficer vdiq dhe një tjetër u plagos.
Episodi i së hënës në selinë e CIA-s i bëri jehonë të shtënave të vitit 1993 rreth kampusit, kur një pakistanez vrau dy punonjës të CIA-s të cilët u ndaluan në trafik jashtë selisë së agjencisë.
Burri, Mir Aimal Kasi, i cili, plagosi edhe tre të tjerë, më vonë tha se ishte i tërbuar nga aktiviteti i CIA-s në Pakistan dhe në vende të tjera islamike.
Ai u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në vitin 2002, pasi i shpëtoi ndjekjes penale për vite me radhë në Pakistan.
Virxhinia që atëherë e ka hequr dënimin me vdekje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments