Mamurras, Shqipëri | Tre të plagosur në një konflikt pronësie mes kushërinjve në Mamurras.
Njëri prej tyre është punonjës i Policisë së Shtetit (ka qenë jashtë shërbimit në momentin e konfliktit).
Bëhet me dije kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se në konflikti janë përfshirë Ardian Sela, Fatos Sela dhe Sahit Ahmet Sela.
Ky i fundit ushtron detyrën e policit në Thumanë, por gjatë sherrit ishte jashtë shërbimit.
Njoftim | Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios