Velipojë, Shqipëri | Dy veta kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Ata janë:
1- Z. Arsid Hoxha.
2- Z. Ersild Ishmi.
Ata u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezër, nga z. Eduard Frroku dhe nga z. Gëzim Frroku.
Akti kriminal ndaj tyre dyshohet se u ndërmuar për motive të dobëta. Nga plagët e marra ata vdiqën në spital.
Ka qenë ora 21:00 kur z. Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi janë qëlluar me armë nga dy vëllezërit Frroku.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.
Policia thotë se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Megjithatë ka dyshime se mes vëllezërve dhe viktimave ka patur një konflikt 3 javë më parë. Ata kanë qenë sot në një lokal në Velipojë ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.
Njoftim | Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Z. Ersild Ishmi ka qenë i përfshirë më herët në një ngjarje tjetër kriminale në Velipojë, ku pas një konflikti kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas strukturat vendore të Policisë së Shtetit e shpallën në kërkim policor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments