
Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Dodë Mamli, me moshë 67 vjeç, u vra me armë zjarri.
Akti i vrasjes dyshohet se u krye për motive hasmërie.
Njoftim | Kurbin/Informacion paraprak.
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Commentaires