Kurbin, Shqipëri | Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurbin, teksa kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Mësohet se ngjarja kriminale ka ndodhur pas një konflikti për pronat, ku 3 vëllezër janë dhunuar me sende të forta, e po ashtu njëri prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri nga 3 persona të tjerë.
Policia ka arritur të arrestojë një nga autorët dhe djalin e tij, teksa ka shpallur në kërkim autorin tjetër.
Njoftim | Kurbin/Informacion paraprak.
U konfliktuan me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre, Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllain e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me marrjen e njoftimit se në fshatin Fushë Milot, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kishte mbetur i plagosur me armë zjarri një shtetas dhe ishin plagosur me sende të forta dy të tjerë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.
Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).
Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. M.
Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments