top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË FSHATIN GORIÇAN TË BERATIT | U ARRESTUA LEONARD TAFA.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fshati Goriçan, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Leonard Tafa, me moshë 33 vjeç.

 

Kumtohet se mes tij dhe të vëllait ka pasur një konflikt i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit duke shtënë disa herë në ajër.

 

Kumtohet se z. Tafa ishte nën efektin e alkoolit.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.

 

Në mesnatë, qëlloi me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës së tij, pasi u konfliktua me vëllanë, vihet në pranga 33-vjeçari.

 

Menjëherë pas njoftimit nga disa shtetas, se familjari i tyre po qëllonte me armë zjarri në ajër, në afërsi të banesës, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në fshatin Goriçan.

 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u neutralizua autori, shtetasi L. T., 33 vjeç, i cili dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhe më pas kishte qëlluar me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës. Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page