top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË PAKTËN 15 TË BURGOSUR U VRANË NË NJË PËRLESHJE NË BURGUN “EL LITORAL” TË EKUADORIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kuito, Ekuador | Të paktën 15 të burgosur janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në një përleshje në një burg famëkeq të dhunshëm në Ekuador.

 

Shërbimi i burgjeve ekuadoriane SNAI tha se incidentet e rënda kishin ndodhur në orët e para të së martës, në burgun El Litoral, në qytetin e Guajakuil-it.

 

Ai shtoi se personeli i sigurisë kishte rifituar kontrollin e burgut dhe po kryente një kontroll në ambientet e burgut.

 

El Litoral” ka qenë skenë e një sërë konfrontimesh të dhunshme bandash, më vdekjeprurja prej të cilave pa më shumë se 120 të burgosur të vrarë në shtator 2021.

 

Njerëzit që jetojnë pranë burgut “El Litoral”, raportuan se kishin dëgjuar të shtëna herët të martën.

 

Ata gjithashtu thanë se kishin parë një helikopter që fluturonte mbi burg dhe kishin parë njësitë taktike të policisë që po arrinin.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj për të vrarët, por thanë se një hetim për shkakun e përleshjes vdekjeprurëse ishte duke u zhvilluar.

 

Burgu strehon anëtarë të disa prej bandave më të dhunshme të Ekuadorit, të cilët në shumë raste vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga prapa hekurave.

 

Bandat gjithashtu frikësojnë dhe kërcënojnë punonjësit e burgut.

 

Në muajin shtator, drejtoresha e El Litoral, María Daniela Icaza, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur që hapën zjarr në makinën e saj.

 

Vëllai i saj tha për mediat lokale se ajo kishte marrë telefonata kërcënuese përpara sulmit.

 

Ekuadori ka qenë duke luftuar për të frenuar një valë dhune bandash, e cila, e ka shndërruar atë nga një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine në një nga më vdekjeprurësit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page