Uashington, Itali | Shefi i Mossad-it, David Barnea pritet të takohet me drejtorin e CIA-s, Uilliam Bërns (William Burns), kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdel Rahman al-Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamal, të dielën në Romë, për të diskutuar mbi marrëveshjen e pengjeve.
Gazetari Barak Ravid e raporton këtë në Walla, duke cituar burime izraelite dhe amerikane sipas të cilave kryeministri Benjamin Netanjahu ka ngurtësuar qëndrimet e tij dhe për këtë arsye nuk pritet një pikë kthese në negociata.
Kryeministri Netanjahu, siç dihet, kërkon krijimin e një mekanizmi për të monitoruar lëvizjen e armëve dhe militantëve palestinezë nga jugu i Rripit të Gazës në veri dhe mbajtjen e kontrollit izraelit të “Korridorit të Filadelfisë”, brezit të tokës midis Gazës dhe Egjipti.
Siç raportohet nga uebfaqja izraelite Walla, takimi i së dielës nuk duhet të përfshijë negociata të detajuara mbi boshllëqet e mbetura, por kryesisht të fokusohet në strategjinë që duhet ndjekur.
Nuk pritet që shefit të Mossad, Barnea, në këtë fazë t'i bashkohet shefi i Shin Bet-it Ronen Bar dhe as kreu i ekipit që merret me pengjet, gjenerali Nitzan Alon.
Një zyrtar izraelit - i cituar përsëri nga Walla - përjashtoi që një pikë kthese mund të arrihet në Romë.
Sipas tij, nuk ka shenja se presioni i presidentit Baidn (Biden) ndaj kryeministrit Netanjahu e ka bindur kryeministrin që të zbusë kërkesat e tij të reja.
“Kryeministri Netanjahu - shpjegoi ai - dëshiron një marrëveshje që nuk mund të arrihet.
Për momentin ai nuk është gati të lëvizë, kështu që ne mund të përfundojmë në një krizë në negociata dhe jo në një marrëveshje”, raporton enti mediatik Walla, duke shtuar se CIA nuk pranoi të komentojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments