top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TË BEFASUAR NGA UJI: ZBULOHEN VETI TË REJA ELEKTRIKE | NË ATË SUPER TË FTOHTË MOLEKULAT RRESHTOHEN SPONTANISHT.

Trieste, Itali | Pavarësisht se është elementi themelor i planetit tonë dhe i jetës siç e njohim ne, uji është ende në gjendje të rezervojë surpriza: studimi italian nga Shkolla Ndërkombëtare për Studime të Avancuara dhe Qendra Ndërkombëtare për Fizikën Teorike Abdus Salam në Trieste ka zbuluar veti të papritura elektrike të ujit super të ftohtë, domethënë ai që është në gjendje të lëngshme nën pikën e ngrirjes.

 

Hulumtimi, i publikuar në revistën e Akademisë Kombëtare Amerikane të Shkencave, PNAS, tregon se në ato kushte molekulat e ujit rreshtohen spontanisht, duke gjeneruar kështu një fushë elektrike.

 

Për të shpjeguar disa nga anomalitë e shumta të ujit, studiuesit kanë hipotezuar për dekada se temperaturat nën ngrirje bashkëekzistojnë dy faza të ndryshme të lëngshme, një me densitet të lartë dhe një me densitet të ulët.

 

Këto dy faza ende i shpëtojnë vëzhgimit eksperimental dhe për momentin mund të studiohen vetëm falë simulimeve.

 

Megjithatë, tani, studiuesit e udhëhequr nga z. Çezare (Cesare) Malosso nga Sissa kanë zbuluar se dy fazat super të ftohta dallohen edhe nga vetitë e tyre elektrike: “Simulimet tona - thotë ai - tregojnë qartë se, në fazën e lëngshme me densitet të ulët nën temperaturën e ngrirjes, dhe madje edhe në mungesë të fushave elektrike të jashtme, molekulat e ujit priren të orientohen në të njëjtin drejtim, duke krijuar një fushë elektrike”.

 

Ky është një fenomen krejtësisht i jashtëzakonshëm në një lëng me një përbërje të thjeshtë si uji - shtoi z. Ali Hassanali nga ICTP, bashkëautor i studimit - dhe rezultati i vëzhguar nënvizon se sa shumë ka ende për të mësuar rreth këtij komponenti themelor të botës që ne jetojmë”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page