Tiranë, Shqipëri | Të arrestuarit nga Policia e Shtetit me origjinë nga Kosova kanë deklaruar përpara autoriteteve të hetimit dhe të gjykimit penal se armët e zjarrit, të cilat, i trafikonin drejt territorit të Republikës së Shqipërisë, i merrnin te një person që quhej Albert, dhe që njihej me nofkën “Kanita”.
Të arrestuarit janë me origjinë nga Republika e Kosovës janë:
1- Z. Blerim Krasniqi.
2- Z. Muhamed Krasniqi.
3- Z. Edison Thaçi.
Drejtues i të lartpërmendurve cilësohet z. Blerim Krasniqi, i cili, ndihmohej nga z. Muhamed Krasniqi dhe paguanin shoferin e autobusit, z. Edison Thaçi, për të bërë transportin e armëve të shkurtëra të zjarrit (pistoleta).
10 pistoletat e sekuestruara në muajin maj 2024 në vendparkimin e një terminali autobusësh në Lundër, por edhe ato të trafikuara me parë, shiteshin për shuma finaciare që shkonin nga 1500-3000 €.
Këto të dhëna i kanë rrëfyer të arrestuarit, të cilët, kanë pranuar rolet e tyre dhe treguar mbi linjën e trafikut me anë të linjës së autobusit Prishtinë- Tiranë.
DEKLARIMET E TYRE.👇👇👇
“Armët e gjetura në çantë i kemi blerë në Prishtinë te një person që e njihet me emrin Albert, por pseudonimin e ka ‘Kanita’”.
“Me të komunikojmë në rrjetin social ‘Snapchat’”
“Shoferi i autobusit, është i përfshirë në trafikimin e armëve dhe do të përfitonte 25 € për çdo armë që do të shitej në Tiranë. Kemi bërë dhe dy herë të tjera shitje në Tiranë, të cilat i kemi sjellë me autobus tek një person që quhej Kristo i cili ka blerë 18 (tetëmbëdhjetë) pistoleta”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments